“DokuFesti” m’i ka përmbushur të gjitha ëndrrat

28 Gusht 2016 - 08:33      

Eroll Bilibani është fotograf, komunikues dhe producent. Aktualisht është drejtor ekzekutiv i organizatës “DokuFest” që e organizon festivalin më të madh të filmit në Kosovë.

Në vitet e ’90, Erolli ka punuar si dizajner grafik dhe redaktor teknik i një numri të gazetave, revistave dhe librave, shkruan sot “Koha Ditore”. Pas luftës ka qenë i angazhuar si specialist komunikimi në projektet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kroaci dhe në Itali.

Nga vitin 2006 ka qenë i angazhuar si specialist komunikimi në programin e UNDP-së në Irak dhe ka kontribuuar në hartimin e strategjisë “Mbështetje të medieve të pavarura dhe rregulloreve konvergjente në Irak” dhe ka qenë pjesë e ekipit që ka punuar në reformimin e sektorit të komunikimit në UNDP.

Në festivalin “DokuFest”, ai punon në zhvillimin e programeve që nxisin kreativitetin te të rinjtë përmes mediumit të filmit. Më 2014, përmes një iniciative nga “Google”, “Financial Times” dhe “Visegrad Fund” ai u listua në mesin e 100 njerëzve që frymëzuan ndryshime në Evropën Qendrore dhe në atë Lindore.

Bilibani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Fotografia ka qenë një pjesë e pandashme e jetës sime. Edhe pse pas adoleshencës fillova të fotografoja gjithnjë e më rrallë, njohuria mbi fotografinë dhe eksperienca e hershme kanë qenë shumë të dobishme gjatë karrierës sime... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...