Në skenë s’mund të kursesh asgjë nga vetja

14 Gusht 2016 - 08:34      

Teuta Krasniqi u lind më 16 gusht 1989 në Prishtinë. Përfundoi Shkollën e Mesme te Muzikës - Dega e Baletit dhe diplomoi në vitin 2009.

Luajti në 30 premiera të ndryshme të baletit klasik dhe atij modern, siç janë: “Mbrëmje baletit klasik” - me të cilën shfaqje edhe diplomoi dhe u pranua në Trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës - “Performance”, “Carmen”, “Dancing with the moon” “Bukuroshja e fjetur”, “Oh my God”, “Friendly fire”, “Rapsodi mbi temat e Paganinit”, “Pingpong spacter”, “Lidhja”, “More than two to tango”, “Balloja e diplomës”, “Dashuria që vret”, “Aty ku drita bie”, “Dasma”, “Fluturimi drejt dritës”, “Verdi requiem”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ishte soliste në shfaqjet “Copelia”, “La Sylphide”, “Spartacus”, “Othello”, “Ngjyrat e vallëzimit”, “Liria ime”, “Xhulieta pa Romeon”, “Ëndrra e një nate vere” në Shkup.

Muajin e kaluar, në duet me balerinin Fatmir Smani, bëri hapjen e edicionit të 25-të të festivalit “Internationale Bühneëerkstatt Tanztheaterfestival” në Gracë të Austrisë me pjesë nga shfaqja “Xhulieta pa Romeon”. Mori pjesë në festivale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Krasniqi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Baletin e zgjodha si një profesion që është jo shumë i zgjedhur nga të tjerët, por i pëlqyer nga të gjithë, sepse me të vërtetë është art madhështor dhe jep shumë emocion. Baleti më ka plotësuar shumë si person dhe jep emocion që pak njerëz mund ta provojnë.

Është kombinimi më perfekt në mes të lëvizjeve të trupit, muzikës dhe aktrimit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...