Njerëzit janë elementi kryesor i fotografisë sime

7 Gusht 2016 - 10:20      

Jetmir Idrizi është fotograf i pavarur, i lindur në Prishtinë, Kosovë. Ai ka studiuar gazetarinë në Prishtinë dhe ka punuar si fotograf gazetar për 7 vjet në një gazetë ditore në Kosovë.

Më 2012, ai ka fituar çmimin “Gjon Mili” për fotografinë më të mirë ndërkombëtare, të organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës. Më 2015, Jetmir Idrizi është vendosur në Brazil, për të punuar me projektin e tij të parë afatgjatë me temë mbi gjininë dhe identitetin.

Më 2016, me punën e tij në Brazil ka fituar “Sony World Photography Awards”, çmimi i parë në Campaign Category. Është anëtar jurie për kategorinë ndërkombëtare të dokumentarëve në edicionin e sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”.
Jetmir Idrizi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

1. Njerëzit. E kuptova tu e ba këtë prezantim të “Shtatë shkronjave” se janë elementi kryesor jo veç i jetës sime, por i krejt punës teme të fotografisë. 

Unë sot jetoj i pasun me prezencën e një numri tepër të madh të kushedi sa njerëzve, që si familja ma e mirë në botë, m’i mbështesin vizitat e mia nëpër shpitë, shoqnitë, familjet e qytetet e tyne.
Gjith’ bahen tepër funny kur flitet për udhëtimet e mia jashtë Kosovës se ato kurrë s’ndodhin, sepse unë kam pare. Janë veç reakcion i dëshirës teme me i taku, me i pa, me i dashtë njerëzit dhe qytetet e tyne. Si qysh duhet familja ma.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...