Arti është gjuha universale e njerëzimit

31 Korrik 2016 - 10:14      

Merita Juniku është solokëngëtare operistike shqiptare. Kreu Degën e Solokëndimit më 1990 në Zagreb, në klasën e prof. Nada Puttar-Gold. Të njëjtin vit debutoi në “Trubadurin” e Verdit në Skenën e Operës të Zagrebit në rolin e Azucenës. Këngëtare me mundësi të mëdha vokale, me ambitus prej g-c3, i cili i mundëson interpretimet e veprave më të vështira të literaturës operistike dhe koncertale për mezzosoprano dramatike. U dëshmua me interpretimet në “Norma”(përtëritja e premierës) të Bellinit me rolin e Adalgises, “Aidën” e Verdit me rolin e Amnerisit, si dhe “Samsoni dhe Dalila”(premierë-Zagreb) të Saint-Saensit me rolin e Daliles, në "Walkura" të Wagnerit me rolin e Rosweisses, "Nabucco" të Verdit me rolin e Fenenes etj.

Veçohen edhe me pjesëmarrjet e saj në rolin e Urlikës në “Un ballo in Maschera”(premierë në Rjekë dhe Lubjanë), Cziprës në “Zigeuner Baron” të Straussit, roli Majda nga "Gornjski Slavcek" e A.Foerster nga "Cortesova Vrnitev", Mlulja nga "Dasma Arbëreshe" e R.Dhomit, pastaj pjesëmarrja në Rekuiemin e Mozartit, të Verdit dhe I. Kuljeriqit, në "Simfoninë e tetë" të G.Mahlerit,"Petite Messe Solennelle" të Rossinit, në oratoriumin "Elias" të Mendelssohnit,"Ëndrra e një nate vere" e Mendelssohnit, "Kronungsmesse" e Mozartit, "Mbreti David" e Honeggerit, "Te Deum" e Brucknerit, "Cum in vocarem" të V. Lisinskit, oratoriumi "Mëkati i parë" I. Zajc, pjesë nga oratoriumet dhe kantatat e Bachut: "Kaffe Kantata", "Johannes Passione","Weihnachts-Oratorium", "Kantata no.29".Handel: nga oratoriumi "Josua","Heracles", "Ottone", "Teodora" etj. Po ashtu, mori pjesë edhe në festivalet e Opatisë, të Operës në Pulë, “Mbrëmjet barokiene të Varazhdinit”, në festivalin operistik "Krizanjke" në Lubjanë, festivalin "Europhonija" në Zagreb, festivalin "ReMusica" në Prishtinë, etj. Ishte mysafire e shtëpive operistike në Maribor, Lubjanë dhe në Rjekë si soliste e roleve kryesore. Koncertoi edhe në Itali e Zvicër.

Bashkëpunoi me dirigjentët e mirënjohur si Shutej, Horvat, Deshpalj, Oreski, Sedak, Letonja, Nanut, Mansurov, Voltolini, Belamaric, Polyanski, I. Svara, B. Svara, Kranjcevic, Gjadrov,Kuljeric,Gaspersiq,Tarbuk,Beniq,Juraniq, T.Bilic,Britviq, Homen, Czernusenko, Lessky, Ciko, Dhomi, Berisha, Koço, me Orkestrat: Orkestra Simfonike e Akademisë (Zagreb),Orkestra Simfonike (Zagreb), në Filarmoninë e Zagrebit, orkestrën simfonike "Mihail Glinka" (Rusi), Orkestrën Simfonike të Kievit (Rusi), Orkestrën Shtetërore Simfonike (Rusi), Filarmoninë Sllovene, "Junge Philarmonie" (Wien),e të tjera.

Merita Juniku është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

 

Arti është gjuha universale e njerëzimit. Për mua muzika është forma më e bukur e artit.
Një melodi e bukur më rrëqeth dhe më mbush përplot jetë. Gjithçka filloi në një moshë shumë të re. Qysh si 15-vjeçare, në dhomën time të gjumit dëgjoja (atë kohë nuk ekzistonin CD/DVD-të) pllakën e gramafonit të divës së pavdekshme Maria Callas, dhe fotografia e saj e zbukuron dhomën time edhe sot e asaj dite. Ajo ishte një nga inspirimet e mia.

Tradita e vendit prej nga vij më ka dhënë një formim të përgjithshëm kulturor.
Jam me fat që në shtëpinë mbi 200-vjeçare në Gjakovë mora hapat e parë nga familja ime.
Nga ana e nënës sime, e cila vjen nga Shqipëria, dhe nga ana e babait, në familje kam instrumentist, piktor dhe regjisor. Kombinimi i traditës si nga Shqipëria dhe nga Kosova, ka ndikuar që unë të rritem me një spektër të gjerë kulturor...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...