Foto: Koha

Pastruesit e shkollave të Pejës prej dy muajsh pa paga

6 Janar 2016 - 09:03      

Punëtorët e pastrimit të shkollave të Komunës së Pejës ende janë në pritje të marrjes së pagave për muajt nëntor dhe dhjetor.

Atyre u ishte premtuar nga Komuna se deri më 26 dhjetor do t’i marrin ato, megjithatë kjo ende nuk ka ndodhur, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Na është premtuar se do ta marrim pagën e dhjetorit dhe një të tretën e pagës së nëntorit, por ende ato pare nuk i kemi marrë”, ankohet Murat Selimaj, pastrues në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë.

Ndërsa dy pjesët e tjera të pagës së nëntorit u është thënë se do t’i marrin nga një pjesë bashkë me rrogat e dy muajve tjerë në vazhdim. Mirëpo nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi, i cili është marrë me çështjen e pastruesve të shkollave, pohon se një numër i madh prej tyre i kanë marrë pagat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...