VV: Komuna la pa qendër mjekësore tri fshatra

16 Shkurt 2017 - 13:50      

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, nëpërmjet një konference për media, ka akuzuar komunën për mosndërtimin e një Qendre Mjekësore Familjare për fshatrat Dardani, Zllatar dhe Mirosalë.

Sipas VV-së, për këtë projekt kryetari i komunës Muharrem Svarqa kishte premtuar disa herë gjatë fushatës zgjedhore, mirëpo deri tashti nuk është realizuar, andaj ky subjekt ka shpjeguar se banorët vazhdimisht po ankohen se për të marrë një shërbim mjekësor duhet të udhëtojnë rreth 17 kilometra deri në emergjencën e qytetit të Ferizajt. Shyqeri Hyseni nga nënkomiteti për shëndetësi në VV, ka thënë se nëse premtimet e komunës nuk realizohen, krijohen shqetësime, ankesa, neurozë etj. nga qytetarët.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...