Pse u tërhoq Naim Bazaj nga gara në Drenas?

24 Nëntor 2016 - 20:56      

Tërheqja e kandidatit të pavarur, Naim Bazaj nga zgjedhjet për kryetar të Drenasit, kandidatët tjerë e quajnë si të manipuluar nga PDK.

Sipas Berishës, ky manipulim do t’iu kthehet në ditën e zgjedhjeve, transmeton Koha.net.

"Ata kanë manipuluar me elektoratin e tyre dhe ky manipulim do t'iu kthehet në zgjedhjet e 4 dhjetorit", ka thënë Berisha në “Rubikon” të KTV-së.

E kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka thënë se Bazaj e kishte ndihmuar Lladrovcin dhe Lladrovci duhej t'ia kthente atë, gjë që nuk e bëri.

"Elektorati i Bazaj i cili vërtet nuk është pak, në bazë të informata që kemi pas ka qenë në top 4-she. Në vitin 2010 Bazaj e kishte ndihmuar Lladrovcin të bëhej deputet, madje e kishin bërë edhe atë vjedhjen e votave. Lladrovci duhej t'ia kthente katë Bazajt mirëpo e bëri të kundërtën duke ardhur në mënyrën më autoritare", ka thënë Drenori.

Ndërsa, Nika nga LDK theksoi se largimi i Bazajt është presion i PDK-së.

"PDK po e sheh humbjen me sytë e vetë dhe largimi nga gara i Bazajt ishte presion i PDK-së. Edhe Drenori ka dal publikisht e ka thënë që ne i kemi rrugët e ndara pavarësisht qe jam pjesë e PDK-së", ka thënë Nika.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...