27 Shkurt 2014 - 21:52
Të dhënat e fundit nga Ministria e Bujqësisë kanë treguar se këto kamata kanë pësuar një ulje të vogël. Zyrtarë të kësaj ministrie kanë bërë të ditur se ulja ka ndodhur pas marrëveshjes së gati një viti më parë mes kësaj ministrie dhe USAID-it për krijimin e fondit garantues të kredive në vlerën prej 5 mijë deri në 250 mijë euro.
Sipas Adil Behramit, krahasuar me vitin e kaluar është shënuar ulje e normave të interesit për 2.55 për qind te kreditë bujqësore. Në kuadër të këtij projekti, banka TEB dhe USAID-i kanë lansuar produktin e ri të quajtur Agrocard që do të jetë i destinuar vetëm për bujqit. Zyrtarë të kësaj banke kanë thënë se me këtë kartelë që do të jetë në formën e njëjtë sikur kartela Starcard, bujqit do të mund të blejnë të gjitha makineritë apo preparatet bujqësore.
Zyrtarë të USAID-it kanë mbështetur një hap të tillë.
“Kjo ide e zhvilluar fillimisht në Turqi ka qenë e suksesshme dhe këtë sukses pres që ta ketë edhe këtu. Shpresoj që kjo iniciativë t’i ndihmojë rritjes së prodhimtarisë së bujqësisë dhe eksportit të prodhimeve bujqësore, pasi që përkrahja e tyre do të thotë shumë për të ardhmen ekonomike të vendit”, ka deklaruar Maureen Shaket, drejtoreshë e USAID-it. Bujqit do të kenë mundësi të aplikojnë për pajisje me këtë kartelë nga marsi i këtij viti dhe me të mund të realizojnë blerjet e tyre vetëm te partnerët e kësaj banke.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...