Iniciativa e Hadërgjonajt për integrim të veriut me Ligj nuk merr mbështetje [video]

16 Shkurt 2017 - 21:52      

Iniciativa e deputetes së PDK-së Safete Hadërgjonaj, që nëpërmjet një ligji të ri të mundësohet integrimi i pjesës veriore të Kosovës, nuk gjeti mbështetjen e komisionit për shëndetësi.

Deputetët kishin shumë dilema nëse ky ligj do të arrijë qëllimin e menduar.

Madje, opozitarët më shumë po e shohin atë si legjitimim të shpërnguljes së qytetarëve të veriut.

Ndryshe nga Besa Baftiu e Vetëvendosjes dhe Shkurie Bytyqi e Nismës për Kosovën, janë shprehur deputetë nga pushteti. Disa nga ta kishin paqartësi rreth qëllimit të këtij projektligji.

Këto ishin edhe arsyet që projektligji nuk mori dritën jeshile për lexim të parë, por u vendos që të thërrasin iniciuesen e tij, për të marrë më shumë informata.


Iniciativa e Hadërgjonajt për integrim të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...