16 Shkurt 2017 - 22:20
Delawie thotë se shpreson të shohë përkushtim nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës.
“Dëshiroj të shpreh shqetësimin që e kemi dëgjuar në 2016-n: shumë njerëz flasin për qeverisjen si proces për ndarjen e hises së përfitimeve dhe unë ndjej se shërbimi publik nënkupton besimin e publikut dhe obligimi i parë për çdo shërbyes publik, pa marrë parasysh a është politikan, shërbyes civil, gjyqtar apo prokuror duhet të jetë që interesat e qytetarëve të Kosovës të jenë në krye”, ka thënë Delawie në “Rubikon” të KTV-së. “Për 2017-n, sigurisht që do të dëshiroja të nxis të gjithë që janë në shërbimin publik në Kosovë, pa marrë parasysh çfarë roli luajnë ata, që të pyesin veten: çka po bëj sot për qytetarët e vendit tim? Jo për partinë time, jo për familjen apo miqtë e mi. Këto janë të rëndësishme në baza personale, por në rolin tonë si shërbyes publikë, duhet të kujdesemi për publikun së pari. Shpresoj të shoh përkushtim nga të gjithë zyrtarët publikë të Kosovës duke pyetur veten: çka po bëj sot për vendin tim?”, ka thënë ambasadori Delawie.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...