16 Shkurt 2017 - 22:10
“Presim që të hapet në 2018-n. Ndërtimi po shkon mirë, po ngrihet gjithnjë e më lart mbi atë rrethojë prandaj jemi optimistë. Do të jetë shumë mirë që të bartemi në një ndërtesë të ndërtuar enkas për zyre sepse Ambasada jonë tash për tash është në një grumbull shtëpish, të cilat janë shtëpi të mira, por nuk janë ndërtuar për të qenë zyra që na duhen neve. Në vitin 2018, jam i bindur do të jetë ndër ndërtesat më të bukura në Kosovë, e sigurisht do të jetë ndër ndërtesat më miqësore ndaj mjedisit dhe me energji efiçiente, me burime gjeotermale dhe gjëra të tilla, pra do të jetë mjaft e mirë”, ka thënë Delawie në “Rubikon” të KTV-se, përcjell Koha.net. “Kjo po ashtu do të na mundësojë hapjen e shërbimeve të plota për viza për qytetarët kosovarë. Tash për tash, shumica e qytetarëve të Kosovës duhet të shkojnë në Shkup për t’u pajisur me vizë amerikane. Na vjen keq për këtë, por tash për tash thjesht nuk mund t’i shërbejmë të gjithë në sektorin tonë konsullor”, ka thënë ai.
Ambasada amerikane është në vazhdimësi duke punuar në krijimin e lehtësive për qytetarët e Kosovës.
“Qytetarët mbi moshën 60-vjeçare mund të vijnë këtu në Prishtinë në vend se të shkojnë në Shkup. Para disa ditëve lajmëruam se do t’i bëjmë intervistat për viza për studentë për programin veror për punësim dhe udhëtim, që është program i posaçëm i punës sezonale në Shtetet e Bashkuara. Këtu natyrisht shumica janë të rinj, që do të thotë diku rreth 500-600 më shumë kërkues për viza që do të shqyrtohen në Prishtinë e jo në Shkup”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...