3 Maj 2016 - 09:58
Gazmend Bytyçi, shef i Grupit të këshilltarëve në KK të Ferizajt nga radhët e PDK-së, ka thënë se Ekzekutivi i Komunës ka bërë më shumë se 40 punësime të militantëve të vet në kompaninë publike “Pastërtia” e shërbimet ndaj qytetarëve po shënojnë rënie. Ai ka sqaruar se në rrugët “Vëllezërit Gërvalla”, “Ramadan Rexhepi” dhe “Dëshmorët e Kombit” në vazhdimësi po krijohen deponi të mbeturinave afër kontejnerëve përderisa nuk po pastrohen me kohë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Komuna e ka të nënshkruar një kontratë me ndërmarrjen “Pastërtia” për menaxhim të mbeturinave, mirëpo kjo kompani asnjëherë nuk po arrin ta mbajë të pastër këtë qytet.
Edhe qytetari Blerim Zejnullahu, ka thënë se nëpër rrugë vazhdimisht po krijohen deponi.
Kurse Dukagjin Hetemi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë publike “Pastërtia” në Ferizaj, ka sqaruar se mbeturinat dhe kontejnerët pastrohen 2 herë gjatë 24 orëve, ndërkaq në rrugët kryesore të qytetit kjo kompani qëndron prej 24 orëve në shërbim. “Qytetarët dhe bizneset duhet me qenë më të kujdesshëm dhe ta respektojnë orarin për hedhje të mbeturinave, sepse 5 minuta pasi që kompania i pastron mbeturinat, ata po i hedhin mbeturinat vend e pa vend. Me komunën kemi kontratë të rregullt, ndërkaq në baza mujore pranojnë shumën prej 33 mijë eurove, ndaj kompania nuk është në gjendje të mirë financiare, por nuk mund të thuhet se jemi në krizë. Sidoqoftë, kërkojmë nga qytetarët të jenë më të saktë në pagesa sepse kompania mban të punësuar rreth 200 punëtorë”, ka thënë Hetemi.
Ndërkaq, Muharrem Svarqa, kryetar i Ferizajt, ka thënë se janë marrë vesh me përfaqësuesit e kompanisë “Pastërtia” për ta pastruar edhe më mirë qytetin përderisa qytetarët kanë nevojë në vazhdimësi për shërbime... (më shumë, sot në “Kohën Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...