3 Janar 2015 - 16:20
Nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, e ka vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin e Heroit Xhevat Jususi, në luftë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai ka thënë se Xhevati ishte një figurë e autoritetshme në rajonin e Shalës së Bajgorës, Mitrovicë e më gjerë, i cili u vu në shërbim të atdheut dhe të popullit, për të dhënë kontributin e tij për të larguar okupatorin nga Kosova.
Na fjalën e tij të rastit në emër të bashkëluftëtarëve dhe shoqatave të dala nga lufta, ish-komandanti i heroit Xhevat Jususfi, Hysni Ahmeti, tha se Xhevati ishte njëra nga ato figura të ndritshme të kombit që u angazhua me mish e shpirt, për të mirën e popullit dhe të vendit.
“Xhevati dha kontributin të madh ndër vite, si arsimtar, edukues i gjeneratave të reja, aktivist, humanist dhe luftëtar i çështjes kombëtare, prandaj jemi këtu për të nderuar dëshmorin e luftës, oficerin e lartë të Zonës Operative të Shalës, i cili u vra në pritë, në kohën që po udhëtonte me komandant Besin. Ne humbëm komandantin, por ai shkoi në rrugën e përjetësisë dhe pavdekshmërisë, ndërsa falë mundit e kontributit të tij të çmuar, UÇK-ja fitoi luftën dhe Kosova u bë e lirë dhe e pavarur”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit, Jusufi, me veprën e tij bëri që të ketë përmasa gjithëkombëtare dhe ishte pasardhës i trimave të Shalës së Bajgorës, si Isa Boletini etj, andaj me plotë meritë edhe mbanë titullin e lartë Hero i Kosovës.
Përveç homazheve, tek lapidari i tij në Smrekonicë dhe në varrezat e dëshmorëve të Shipol, lule të freskëta vunë, zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama me bashkëpunëtorë, nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi me bashkëpunëtorë, pastaj përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, familja e gjerë Jusufi, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët, etj..
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...