13 Mars 2014 - 12:50
Ai është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. Muja do ta ketë gjithashtu të ndaluar ushtrimin e funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh, çfarë e çon Prizrenin në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse vendimi konfirmohet edhe nga shkalla e dytë e Gjykatës.
Edhe pesë zyrtarët e tjerë janë dënuar me kusht. Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht dhe Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht. Kryetari i rizgjedhur i Prizrenit vetëm 2 muaj më parë është akuzuar nga EULEX-i se kishte bërë keqpërdorime me prona komunale, të cilat ishin nën menaxhim të AKP-së.
Sipas aktakuzës, ato ishin kthyer brenda ditës në prona komunale, pa asnjë procedurë dhe vendim të Kuvendit Komunal, për t’iu dhënë pastaj në shfrytëzim kompanive private, një fabrike të çokollatës dhe Qendrës Arsimore turke, Gulistan.
***
(E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas burimeve të Koha.net, mësohet se ai është dënuar me dy vjet me kusht.
Nëse vendimi i shkallës së parë konfirmohet në instancat më të larta gjyqësore, atëherë në Prizren duhet të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të Komunës.
© KOHA.net
***
Muja përballet me gjykimin e fundit
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, sot do të përballët me gjykimin e fundit në Gjykatën Themelore në Prizren. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00. Muja do të përballët me momentin më të vështirë në karrierën e tij politike.
“Nuk ka ndryshuar asgjë. Seanca do të mbahet sot”, konfirmoi për ‘PrizrenPress”, avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha.
Në këtë seancë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj tij dhe pesë ish-drejtorëve të Ekzekutivit të Prizrenit. Muja dhe ish-drejtorët e tij, nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, kurse për një vit rresht, ai është përballur me procesin gjyqësor të udhëhequr nga një gjykatës i EULEX-it.
Muajin e kaluar ishte shtyrë verdikti i gjykimit të “Mujës dhe të tjerëve”. Në seancat gjyqësore, Muja ka deklaruar se është i pafajshëm, ndonëse ka pranuar se ka bërë shkelje procedurale në dy raste, atë të caktimit të ndërtimit të Fabrikës së Çokolatës “Kamila” dhe shkollës “Mehmet Akif”.
“Gjithçka që kam bërë ka qenë në të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Muja.
Kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, i cili që nga 25 marsi i vitit të kaluar ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit, në seancat e mbajtura muajin e kaluar ka përmendur 13 marsin si datë të mundshme për shpalljen e aktgjykimit. Ndërkaq, nuk është përjashtuar 14 marsi.
Prokurorja e EULEX-it, Natasha Vicary, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Ramadan Muja, me gjithë përballjen me këtë proces gjyqësor, në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar është rizgjedhur kryetar i Prizrenit. /prizrenpress/
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...