Aktivitete të shumta në Klinë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

16 Shkurt 2017 - 12:18      

Në Klinë, nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, janë organizuar aktivitete të shumta kulturo-artistike e sportive, në 9- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ngjarjet kryesore janë zhvilluar sot, duke filluar me ngritjen e Flamurit shtetëror para objektit të Komunës për të vazhduar me homazhe pranë shtatores “ Mujë Krasniqi” dhe të varrezat e dëshmorëve. Është mbajtur seancë solemne e Kuvendit të Komunës së Klinës.

Me ketë rast, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka uruar gjithë qytetarët për këtë feste dhe ka thënë se data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës si ndjenjë sublimuese e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor.

“ Shpallja e pavarësisë ishte akt historik, të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi me gjak dhe sakrifica të panumërta, i ka paraprirë një luftë titanike për jetë a vdekje, që simbolizohet me emrin emblemë të komandantit legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, tha Bashota, sipas të cilit në këtë 9-vjetor të Pavarësisë kemi të drejtë të ndihemi krenarë në arritjet tona, për punën e përditshme në shërbim të realizimit të kërkesave të qytetarëve, për një zhvillim dhe mirëqenie të tyre edhe më të madhe ekonomike, kulturore e shoqërore.

Aktivitetet për nder të kësaj dite kanë nisur më 14 shkurt me lojëra sportive në futboll, hendboll e volejboll për femra e meshkuj. Në Qendrën e kulturës "Jehona e Dukagjinit", është organizuar një manifestim letrar dhe kulturor, ku janë promovuar disa libra të autorëve klinas, po ashtu është mbajtur edhe një orë letrare, ku krijimet e tyre i kanë lexuar krijues letrarë nga Prishtina, Klina, Peja, Malisheva, Drenasi etj. Me këtë rast, në foajeun e kësaj qendre të kulturës është hapur ekspozitë kolektive e artistëve të Klinës. Për nder të kësaj Dite është mbajtur edhe turniri në futboll të vogël i institucioneve të kësaj komune.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...