14 Shkurt 2017 - 15:28
Në këtë prezantim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Xhafer Gashi si dhe përfaqësues të KFOR-it.
Kryetari Xhafer Gashi, tha se ndihet krenar me punën dhe angazhimin e policisë, gjithashtu tha se jemi të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit dhe sigurisë, kjo duke pasur parasysh që komuna jonë është komunë multietinke.
Përfaqësuesit e stacionit të policisë në Obiliq, gjendjen e sigurisë e cilësuan si mjaft të mirë dhe të qetë, kjo falë angazhimit edhe më të madh të policisë në ruajtjen e rendit dhe krijimin e sigurisë.
Komandanti i stacionit policor në Obiliq, Bashkim Bytyqi, i uroi për të arriturat policët që shërbejnë në Stacionin Policor në Obiliq, gjithashtu e falënderoi Kryetarin e Komunës për bashkëpunim, po ashtu për punën e mirë, i uroj edhe Major Isak Ejupi, nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës.
Në fund të prezantimit, u ndanë mirënjohje për pjesëtarët e dalluar të policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...