14 Shkurt 2017 - 14:25
Fillimisht nga kryetarja e komunës Mimoza Kusari – Lila është prezantuar Propozim Vendimi për dhënie të shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme – dyqaneve të cilat janë në pronësi të komunës së Gjakovës.
Lidhur me këtë temë, Kusari – Lila ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit të identifikimit dhe regjistrimit të pronave komunale, konkretisht dyqaneve, komuna e Gjakovës, për herë të parë pas 18 viteve, është e interesuar që të iniciojë një proces të rregullt ligjor për fillimin e procedurës për dhënien në shfrytëzim të 21 dyqaneve të Komunës së Gjakovës.
Sipas saj, nga numri i tërësishëm prej 59 dyqanesh të komunës së Gjakovës, në fazën e parë do jepen në shfrytëzim 21 prej tyre, për shkak se një pjesë tjetër e dyqaneve të komunës është e kontestuar nga individ të cilët kërkojnë t’ju njihet e drejta e pronësisë, një pjesë tjetër funksionojnë në objekte të përkohshme e që me plane urbanistike parashihet realizimi i projekteve të interesit te veçantë, ose janë dyqane që janë të pa funksionalizuar asnjëherë më pare.
Afati i dhënies në shfrytëzim i dyqaneve të Komunës është paraparë të jetë deri në 5 vjet, duke i dhënë të drejtën në mënyrë të barabartë të aplikojnë edhe shfrytëzuesit e sotëm të këtyre dyqaneve.
Ky Propozim – Vendim është mbështetur në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e KPF-së, përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët kanë pos që kanë konstatuar se identifikimi dhe regjistrimi i këtyre pronave është një punë e mirë e komunës, kanë kërkuar që procesi i dhënies në shfrytëzim i tyre të bëhet në mënyrë transparente.
Anëtarët e KPF-së po ashtu në mënyrë unanime kanë miratuar edhe Propozimin tjetër të kryetares Mimoza Kusari – Lila, e cili parasheh ndryshimin e një vendimi të vitit 2008 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale. Sipas këtij propozimi, komuna merr të drejtën t’i rikthejë një numër të caktuar të pronave të, pronarët e të cilëve i shfrytëzojnë ato jashtë kontratës apo edhe nuk i shfrytëzojnë fare.
Komiteti për politikë dhe Financa gjithashtu në unanimitet ka miratuar edhe pikat tjera të rendit të ditës, duke ua dhënë atyre dritën e gjelbër për diskutim në mbledhjen e radhës së Asamblesë komunale. Në mesin e pikave të miratuara kanë qenë edhe konfirmimi për kodin e veçantë buxhetor për Projektin e ri “Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujerave të zeza dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimeve” në Gjakovë, themelimi i Komitetit Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit dhe pika të tjera të cilat kryesisht kishin të bënin me ndryshime apo lëvizje urbanistike në zona të caktuara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...