Foto: Koha

Komuna e Ferizajt cenon bashkëpronësinë në objekte kolektive

14 Shkurt 2017 - 09:00      

Ferizaj, 14 shkurt – Organizata joqeveritare INPO në Ferizaj ka organizuar një debat, ku është diskutuar për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve, të cilët banojnë nëpër objekte kolektive në bashkëpronësi.

Komuna e Ferizajt tashmë është në fazën e konsultimit dhe dëgjimit publik rreth Planit Zhvillimor Komunal, përmes të cilit janë paraparë ndryshime të caktuara në zonën urbane të qytetit, madje parashihet të bëhet edhe rrënimi i disa objekteve kolektive dhe zëvendësimi i tyre me të reja.

Mirëpo bashkëpronësia e banorëve për ato objekte kolektive, të cilat janë të ndërtuara mbi prona publike gjatë viteve ‘50 vazhdon të mbetet e paqartë. Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive në INPO, fillimisht ka sqaruar se në bazë të ligjit dhe të ndërtesave në bashkëpronësi thuhet se Komuna ka obligime të caktuara sa i përket udhëheqjes së këtij procesi dhe të identifikimit për regjistrimin e banesave në bashkëpronësi.

“Për ndërtesat e reja që ndërtohen nga operatorë privatë, ato u kalojnë direkt blerësve, përmes procedurave administrative. Sa u përket ndërtesave të vjetra, të cilat janë të ndërtuara mbi parcela komunale, në Ligjin për bashkëpronësi thuhet se një ndërtesë në pronë publike komuna duhet t’ia bartë pronën në emër të banorëve dhe në bazë të kontratës në bashkëpronësi”, ka sqaruar Nrecaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...