13 Shkurt 2017 - 12:55
Kjo çështje ka nxitur reagime nga fermerët edhe të opozitës me arsyetim se ky sektor po anashkalohet prej më shumë se 3 vjet, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ne fermerët e Komunës së Ferizajt jemi shumë të shqetësuar për ndarjen buxhetore të komunës nëpër kategori të caktuara. Të alokohen vetëm 268 mijë euro për subvencione në bujqësi është e papranueshme përderisa të gjitha komunat e tjera po insistojnë ta rrisin buxhetin për subvencione në bujqësi, sepse nëpërmjet këtij sektori po rritet edhe numri i të punësuarve, ndërkohë që në Ferizaj po ndodh e kundërta. Thjesht me këtë buxhet minimal për 2017-n nuk do të ketë zhvillim të sektorit të bujqësisë, por shpresat do t’i mbajmë nëse komuna do të mund të përfitojë ndonjë donacion nga niveli qendror, apo nga donatorë të huaj”, ka thënë një fermer, i cili nuk ka dashur t’i publikohej emri.
Edhe subjektet opozitare PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje po e kundërshtojnë ndarjen e buxhetit minimal për sektorin e bujqësisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...