Foto nga arkivi

Komunarët e Fushë-Kosovës ngatërrojnë projektplanet komunale

13 Shkurt 2017 - 11:15      

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës i kanë përmendur dy projekt-plane të ndryshme kur kanë njoftuar për një diskutim publik që do të mbahet sot e hënë.

Ata njëherë kanë ftuar qytetarët dhe të interesuarit e tjerë të kësaj komune që të marrin pjesë në diskutimin publik për “Projekt-planin e veprimit për personat e zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme” , shkruan sot “Koha Ditore”.

E pak rreshta më poshtë kanë folur për Projekt-planin për menaxhimin e mbeturinave, që është një dokument krejt tjetër.

Si duket, ata vetëm e kanë kopjuar një njoftim të mëhershëm dhe kanë harruar ta ndryshojnë emërtimin e Projekt-planit të ri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...