Foto: Koha / ilustrim

Obiliqasit, në hall me qentë endacakë [video]

12 Shkurt 2017 - 22:41      

Për qytetarët e Obiliqit problem serioz mbeten qentë endacakë. Qytetarët ankohen se neglizhenca e institucioneve lokale dhe qendrore për të ndërmarrë ndonjë hap, dikujt mund t’i kushtojë shumë.

Por zyrtarë të kësaj komune e heqin përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se nuk kanë mjete të mjaftueshme për trajtimin e këtyre qenve, për çka kërkojnë ndihmën edhe të nivelit qendror, raporton KTV.

Drejtues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, të cilët pas një analize të bërë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, kërkuan ndihmë financiare nga Ministria e Financave, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Me shumën e mjeteve në vlerë prej 1.1 milion euro parashihet ndërtimi i shtatë strehimoreve dhe trajtimi i qenve endacakë. 


Obiliqasit, në hall me qentë endacakë by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...