Svarqa s’mërzitet për akuzat e opozitës për “punësimet politike” [video]

12 Shkurt 2017 - 21:56      

Nuk i është dashur shumë kohë kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa që të punësojë dikë tjetër, në vend të ish-drejtorit të shkollës “Ramadan Rexhepi”, Kujtim Ilazi, pasi ky i fundit u largua për në Francë.

Kryetari Svarqa ka emëruar Arta Tahirin, asambliste e LDK-së në Ferizaj, në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj shkolle, raporton KTV.

Pavarësisht se u zgjodh të përfaqësojë interesat e qytetarëve të Ferizajt, për Tahirin emërimi në këtë pozitë nuk paraqet ndonjë problem ligjor.

Ndërkohë, kreu i Ferizajt, thotë se e mori këtë vendim për të mos e lënë shkollën jashtë përkujdesit menaxhues.

Për opozitën, kjo përbën konflikt interesi dhe bie ndesh me ligjin. Por, emërimet e tilla të përkohshme, në fakt, në këtë Komunë, nuk janë të rralla dhe zgjasin me vjet.

Shpëtim Sojeva, gjithashtu asamblist i LDK-së, ka pothuajse dy vjet që mban pozitën ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit në shkollën ekonomike “Faik Konica”, në Ferizaj. 


Svarqa s’mërzitet për akuzat e opozitës për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...