Foto: KOHA

Plaku që s’e do qytetin

12 Shkurt 2017 - 09:30      

Një koftor i dalë mode shërben për ngrohjen e dhomës në shtëpinë e ndërtuar mbrapa shpinës së një kodre në fshatin Popovë, në perëndim të Podujevës.

“Plaku i maleve” që sapo ishte kthyer nga një shëtitje që kishte bërë nëpër bjeshkën e Lagjes Bajqinovci, do që stufa të jetë e ndezur gjithnjë në këto ditë të ftohta dhjetori, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk ndihet rehat nëse ndodh që ta gjejë të shuar zjarrin. I përvjel mëngët dhe vetë kujdeset për këtë.

Gëzohet kur sheh dikë t’i ketë shkuar për vizitë në këtë pjesë të Podujevës ku mysafirët janë të rrallë. Të rralla janë edhe shtëpitë në këtë fshat malor rreth 1.000 metra lartësi mbidetare. Më shumë se 4 kilometra janë larg fqinjët e paktë të Behxhet Bajqinovcit (1936). E rreth 12 kilometra e ka djalin e vetëm Afrimin (45), i cili jeton në Podujevë.

Rruga me asfalt është vetëm deri në fshatin Katunishtë (Velikorekë). Pjesa tjetër, rreth 5.5 kilometra, është përplot gropa dhe vështirë e kalueshme.

Kjo rrugë gjarpërore, që ngjitet vazhdimisht përpjetë perëndimit të Podujevës, ka kohë që nuk është meremetuar. Duhet zhdërvjelltësi për t’u ngjitur lart... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...