11 Shkurt 2017 - 11:41
Në këtë trajnim u tha se Kosova si shoqëri deri tash nuk është marrë me këtë problematikë të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, kur ka shumë probleme të tjera më të cilat duhet të merret shoqëria kosovare. Por, tash kjo shoqëri është duke u përballur me këtë problem më të cilin, siç u tha, duhet të merret, pasi po bëhet fjalë për një ideologji nga keqpërdormi i fesë. Xhabir Hamiti, profesor i shkencave islame, ka potencuar se ekstremizëm mund të ketë në çdo fushë të jetës, por kur ai kalon në ekstremizëm të dhunshëm, është i papranueshëm.
“Kemi heshtur një kohë të gjatë për këtë që po ndodh, por tash duhet të mobilizohen të gjithë mekanizmat publikë dhe shoqërorë në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit fetar, sepse nuk ka të bëjë me islamin ekstrem dhe radikal, por me qasje radikale dhe ekstremiste. Feja e islamit është fe e paqes dhe njeriu që beson në Zot nuk vret fëmijë dhe njerëz të pafajshëm”, tha Hamiti.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...