11 Shkurt 2017 - 08:31
Rrugët e fshatit tashmë janë vështirësuar për qarkullim, ndërkaq janë shkaktuar dëme në parcela bujqësore, pastaj nëpër oborre të shtëpive janë kontaminuar edhe bunarët e ujit të pijshëm etj.
Autoritetet komunale të Ferizajt kanë intervenuar me kohë, mirëpo kanë konsideruar se ky fshat është nën nivelin e lumit Sitnica, mirëpo janë zotuar për hartimin e një projekti detaj, i cili parasheh thellimin e shtratit të lumit dhe ndërtimin e disa mureve mbrojtëse.
Ismajl Mehmeti, shef i Emergjencës, në Komunën e Ferizajt, ka thënë se kanë intervenuar disa herë për hapjen e disa kanaleve kulluese në fshatin Tërn, mirëpo trashësia e borës prej afër një metër ka shkaktuar vërshime mjaft të mëdha pas shkrirjes.
“Konfiguracioni i fshatit Tërn është nën nivelin e shtratit të lumit dhe si pasojë e kësaj gjithmonë do të kemi telashe në atë pjesë, megjithëse janë bërë disa investime për pastrimin e shtratit të lumit. Uji ka depërtuar në parcela bujqësore dhe në disa oborre të shtëpive, mirëpo jemi duke bërë përpjekje që në të ardhmen e afërt ta hartojmë një plan-projekt më të detajuar, i cili do ta ketë një kosto mjaft të lartë të investimeve, ndryshe ky fshat gjithmonë do të përballet me vërshime”, ka thënë Mehmeti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...