10 Shkurt 2017 - 11:30
Sipas kësaj organizate, për shkak të rasteve të humbura në gjykatë, Komuna e Klinës gjatë vitit 2016 ka paguar 94 mijë e 850 euro. Derisa në vitin 2015 kanë qenë 114 për qind më pak, konkretisht 44 mijë e 305 euro. “Vetëm shpenzimet nga dënimet e gjykatave, si ilustrim, do ta detyronin Komunën e Klinës të paguajë rreth 10.83 për qind të totalit prej 872 mijë eurosh nga të hyrat vetjake që janë derdhur në buxhetin Komunal vitin e kaluar”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.
Prandaj OJQ “Koha” thërret organet e Komunës së Klinës për një qasje profesionale në respektimin e ligjeve dhe përfilljen e normave kontraktuese, pasi që mosrespektimi i tyre, siç thonë drejtuesit e kësaj organizate, i ka sjellë humbje të mëdha të buxhetit dhe i ka dëmtuar qytetarët e komunës. (Më gjerësisht sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...