30 punëtorë të sigurimit kërkojnë përcaktimin e statusit të punës

10 Shkurt 2017 - 10:30      

30 punëtorë që kanë vazhduar të punojnë prej 1 qershorit të vitit të kaluar prejse i ka skaduar kontrata operatorit privat që ka kryer shërbimin e sigurimit fizik të objekteve komunale, ende janë në akth për të ardhmen e vet, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithsej kanë qenë 55 punëtorë të sigurimit fizik, kur i ka skaduar kontrata operatorit privat dhe nuk i është vazhduar më. Me skadimin e kontratës së operatorit privat, i cili ka kryer këtë shërbim për dy vjet, nga puna janë larguar 25 punëtorë që kanë bërë sigurimin e objekteve shëndetësore dhe të kulturës. Të tjerët që kanë mbetur të ruajnë objektet komunale, prej 1 korrikut të vitit të kaluar, komuna i ka mbajtur duke u dhënë kontratë mbi vepër.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...