Afro 3 mijë pejanë janë liruar nga shtetësia e Kosovës

9 Shkurt 2017 - 09:30      

Qytetarët e Pejës që jetojnë në shtetet e jashtme, edhe këtë vit kanë vazhduar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Gjatë muajit janar në ofiqarinë e Komunës së Pejës, kanë paraqitur kërkesat e tyre 25 shtetas për të mos qenë më shtetas kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.

Dorë nga shtetësia e Kosovës edhe vitin e kaluar kanë hequr mjaft mërgimtarë nga Peja. Sipas shefit të ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaqi, gjatë vitit 2016 shtetësinë me lirim e kanë humbur 181 persona të Komunës së Pejës, për të fituar shtetësinë e vendit ku jetojnë. Thaqi thotë se prej vitit 2009 e deri në fund të muajit janar të vitit 2017 kanë hequr dorë prej shtetësisë së Republikës së Kosovës mbi 2 mijë e 300 qytetarë të Pejës, që jetojnë në botën e jashtme, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...