LB: Edhe i rrënuar, muri mbetet i pakalueshëm për shqiptarët

8 Shkurt 2017 - 16:08      

Më në fund, nga institucionet e vendit u rrënua muri ilegal në Mitrovicë i ndërtuar ditë më parë nga serbët. Megjithëse ky rrënim përbën një veprim ad-hoc dhe është vetëm përgjigje ndaj një provokimi të serbëve, por jo edhe pjesë e një strategjie për zgjidhjen e problemeve, duke qenë se është i drejtë, Dega e Lëvizjes për Bashkim në Mitrovicë e përshëndetë atë.

Lëvizja për Bashkim, Dega në Mitrovicë, situatën politike në këtë komunë e vlerëson si shumë të rëndë dhe masat e ndërmarra nga shteti i Kosovës si shumë të mangëta. Mijëra shqiptarë të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbeten jashtë tyre.

Shumë prej tyre, të detyruar nga kushtet e rënda ekonomike janë shtrënguar t’i shesin ato, ndërkohë që shumë të tjerëve, megjithëse e posedojnë të drejtën e pronës, ju mohohet kthimi në të. Ky mosveprim ndaj këtij problemi ka bërë që gradualisht të kolonizohet veriu i Mitrovicës dhe në këtë mënyrë të legalizohet projekti i shtetit serb për spastrimin e asaj pjese të komunës. Duke qenë kështu, i bëjmë thirrje institucioneve qendrore që të mos heshtin karshi kësaj çështjeje por të veprojnë urgjentisht dhe me vendosmëri për trajtimin meritor të saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...