8 Shkurt 2017 - 10:33
Banorët tregojnë se të hënën në mesditë një ekip i KEDS-it ka ardhur dhe është ngjitur në shtyllat e rrymës, e ka këputur kabllon nga njëra shtyllë në tjetrën dhe e ka marrë atë me vete, shkruan sot “Koha Ditore”. Arsyeja e këtij veprimi nga ana e KEDS-it, sipas banorëve, paska qenë mospagesa e faturave të energjisë elektrike.
Zhujë Krasniqi, njëri prej banorëve që ka mbetur në terr, thotë se disa prej banorëve kanë borxhe, por jo të gjithë që tash kanë mbetur pa rrymë.
“Kjo nuk është e drejtë çka ka bërë KEDS-i. Jemi disa shtëpi që nuk e kemi asnjë cent borxh, e disa të tjera që nuk kanë borxh të madh që me na lënë pa rrymë të gjithëve. Nuk e di pse mos me ua ndal rrymën vetëm atyre që nuk kanë paguar, por KEDS-i bën shkëputje kolektive, pavarësisht se ka konsumatorë që janë pagues të rregullt”, ankohet Krasniqi.
Gazeta ka tentuar të kontaktojë drejtorin e KEDS-it në Pejë, por nuk ka qenë i qasshëm. Për sqarim rreth këtij veprimi të KEDS-it, gazeta ka kontaktuar edhe zyrën e informimit të KEDS-it në Prishtinë, por përgjigje nuk ka kthyer.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...