Veliu nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza

7 Shkurt 2017 - 15:24      

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Kompanive austriake, “WDS Bau GmbH”, Thomas Dieringer dhe përfaqësuesin e kompanisë kompaninë ÖSTAP, Christoph Gierlinger.

Me këtë rast, Veliu dhe përfaqësuesi i kompanisë “WDS Bau GmbH”, Dieringer nënshkruan marrëveshjen për fillimin e realizimit të projektit të ndërtimit të kolektorit kryesor të ujërave të zeza.

Sipas kontratës së nënshkruar, punët në ndërtimin e kolektorit do të fillojnë gjatë muajit prill.

Projekti për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 5.3 milionë euro realizohet përmes Soft Loan kredi, kurse implementimi bëhet përmes Klauzolës për Investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë.

“Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza është ndër projektet më të rëndësishme gjatë këtij mandati qeverisës. Përmes realizimit të këtij projekti ujërat e zeza do të largohen nga lumenjtë tanë”, tha kryetari Veliu me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Me këtë rast kryetari Veliu e falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe Austrisë, si dhe kompaninë ÖSTAP, e cila ishte partnere e Komunës për hartimin e këtij projekti.

Ky projekt në vlerë prej 5.3 milionë euro realizohet përmes Soft Loan kredi, për trajtimin e ujërave të zeza, përmes Klauzolës për Investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...