Foto: Koha / ilustrim

“Pasiguria në Prizren na kujton kohën e “orëve policore” të regjimeve të kaluara”

7 Shkurt 2017 - 13:25      

Nisma për Kosovën, dega në Prizren, ka akuzuar komunën se e ka politizuar dhe degraduar arsimin në këtë qytet.

Se “qeveria e të dënuarit për krim dhe korrupsion, Ramadan Muja”, në Prizren, e ka sjellë në gjendje të rëndë arsimin në këtë komunë, e dëshmon edhe raporti i PISA-s, “raport ky që vë në sfond gjendjen e përgjithshme dhe të mjerueshme, të arsimit në Kosovë”.

“Vendosmëria e qeverisë në ikje në Prizren, në vazhdimin e politizimit të shkollave edhe në këtë vit zgjedhor, ku bandat parapolitike të udhëhequra nga kryetari i degës së PDK-së në Prizren, tash e shtatë vite shkollën “Naim Frashëri” në fshatin Vlashnje dhe Kobajë, e ka lënë me ushtrues detyre edhe pse në të gjitha konkurset për shtatë vite konkurrojnë kandidatë me përgatitje profesionale që plotësojnë kriteret e konkursit, por që nuk janë nën tutelën e njësive parapolitike të PDK-së”, thotë Nisma.

Përpos politizimit të arsimit, shqetësim tjetër nëpër shkolla, sipas Nismës, është edhe elementi i pasigurisë së madhe për nxënësit e shkollave në Prizren, ku prindërit, gjithnjë sipas këtij subjekti politik, detyrohen të paguajnë sigurime private për fëmijët e tyre.

“Krejt kjo si rezultat i mungesës së qasjes dhe vizionit të qeverisë komunale për këtë fenomen, i cili tashmë ka përmasa tepër shqetësuese në tërë komunën e Prizrenit, ku qytetarët nuk ndjehen të sigurt as edhe në shtëpitë e tyre nga njerëzit me maska të cilët rrezikojnë pasurinë dhe bizneset e qytetarëve, siç ishte edhe rasti i mbrëmshëm në fsh. Reqan”, thekson Nisma.

Qeveria Komunale në Prizren, sipas Nismës për Kosovën, e verbuar pas pushtetit dhe projekteve të mëdha mashtruese që po i proklamon ditëve të fundit, “mbi 80% të hapësirave publike i ka lënë pa ndriçim, me ç’rast qytetarët ndjehen të pasigurt për të lëvizur natën, kjo vetvetiu nënkupton se Prizreni i cili ka qenë qytet model për gjallërinë dhe jetën qytetare, sot i ngjanë “Orëve Policore” si në kohërat e regjimeve të kaluara”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...