Ministria e Infrastrukturës do të investojë mbi 1 milion euro në dy projekte rrugore në Klinë

7 Shkurt 2017 - 11:50      

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Klinës.

Behët fjalë për asfaltimin e rrugës Qypevë-Ujmirë të Klinës që nisë nga aksi rrugor Klinë- Skenderaj dhe që kushton 750 mijë euro dhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Jashanicë të Klinës, projekt ky i cili ka koston financiare 400 mijë euro.

Kostoja financiare e dy projekteve është 1.150.000 euro.

Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Klinës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

“Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në Komunën e Klinës janë paraparë të realizohen edhe projekte tjera, vlera e përgjithshme e të cilave është mbi 3 milionë euro. Ndërkohë kryetari Bashota ka arritur që të nxjerre nga Qeveria mjete në vlerë mbi 5 milion euro për projekte në infrastrukturë rrugore, shkollore, rregullimin e shtratit të lumit dhe projekte tjera”, thuhet në komunikatën e Komunës së Klinës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...