7 Shkurt 2017 - 11:33
Habib Mahmuti, menaxher i Zyrës së projekteve në Komunën e Gjilanit, ka bërë të ditur se në atë pjesë ekziston burimi i ujit nëntokësor dhe në rast të punimeve eventuale fillimisht do të duhej të rregulloheshin problemet që kanë të bëjnë me sistemin e ujërave atmosferikë dhe ujërave të zeza dhe më pas të krijohej një park për qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kurse Muhamed Suliqi, kryeshef ekzekutiv i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, ka deklaruar se burimi i ujit nuk mund të rrezikohet në rast të punimeve eventuale, ngase ajo mbrohet me rregulloret që janë në fuqi nga ana e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.
Ndërkaq Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka bërë të ditur se “Është planifikuar që të punohet tek burimi i ujit Baja, në atë pjesë e cila ka 2 hektarë tokë dhe këto t’u kthehen qytetarëve për pushim dhe rekreacion dhe kjo është pronë komunale. Dhe me plan rregullues është e paraparë që t’u kthehen qytetarëve. Ne do të punojmë këtë vit, do të bëjmë shëtitore për pleq, do të ketë ulëse dhe të tjera gjëra, do të ketë edhe kënd të lojërave të fëmijëve” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...