Opozita në Podujevë e quan papërgjegjësi kujdestarinë e Veliut në zyrat e LDK-së

7 Shkurt 2017 - 11:03      

Podujevë, 7 shkurt - Kujdestaria e së hënës në zyrat e LDK-së në Prishtinë e kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, është kritikuar nga ana e opozitës së kësaj komune.

Në një komunikatë të LDK-së thuhet se anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jenë në zyrat e LDK-së dhe se këtij procesi i ka prirë nënkryetari i parë, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ndërsa ditët e ardhshme do të jenë nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Qendrës së LVV-së në Podujevë, Bajram Ajeti, thotë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që do të duhej kryetari i Komunës së Podujevës të kujdestaronte në zyrat e partisë në Prishtinë.

Sipas kryetarit të Qendrës së LVV-së në Podujevë, për shkak të angazhimeve partiake, kreu komunal nuk është duke i pranuar qytetarët në zyrën e tij për t’i shprehur hallet që i kanë.

Edhe shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se kryetari Veliu më shumë mendon për interesin e tij personal sesa për qytetarët.

Sipas tij, kryetari i komunës vendin e punës e ka në komunë dhe e ka për obligim që të kujdeset për shërbimet e qytetarëve pa dallime politike së bashku me stafin e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...