Foto: Koha

AAK-ja në Lipjan kërkon shkarkimin e dy drejtorëve

7 Shkurt 2017 - 10:40      

Lipjan, 7 shkurt – Kryesia e AAK-së, dega në Lipjan, e cila është pjesë e bashkëqeverisjes në pushtetin lokal me LDK-së, nëpërmjet një shkrese zyrtare , të hënën, i është drejtuar kryetarit të komunës Imri Ahmeti, për shkarkimin e drejtorit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ilir Tasholli, dhe drejtorin për Gjeodezi dhe Kadastër, Avni Olluri, me arsyetimin se këta dy drejtorë tashmë janë shkarkuar nga përgjegjësia e përfaqësuesve të AAK-së në institucionet e kësaj bashkëqeverisjeje.

AAK-ja këtë kërkesë e ka bazuar në marrëveshjen e datës 07.11.2013 të arritur me LDK-në për ta bashkëqeverisur komunën, shkruan sot “Koha Ditore”.

AAK-ja ka shtuar se qëllimi i kësaj shkrese është për ta vazhduar suksesshëm bashkëqeverisjen lokale dhe marrëveshja të zbatohet në tërësi, duke emëruar në këto dy pozita përfaqësuesit që do të propozohen nga AAK-ja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...