Foto: Koha

50 mijë euro për kuzhinën popullore për nevojtarët në Prizren

7 Shkurt 2017 - 10:04      

Prizren, 7 shkurt – Qeveria lokale e Prizrenit ka ndërmarrë veprimin e parë për ekzekutimin e vendimit të Kuvendit të Komunës për hapjen e një kuzhine popullore, në të cilën parashihet që të ofrohet ushqimi ditor për qytetarët në nevojë.

Në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit komunal është miratuar kërkesa e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për lejimin e shpalljes së tenderit për realizimin e këtij projekti të karakterit social, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka pohuar se ka dy-tre vjet që pushteti lokal diskuton lidhur me nevojën e sigurimit të ushqimit për qytetarët në gjendje të vështirë ekonomike, dhe se DPMS-ja duhet që ta respektojë vendimin e miratuar nga KK-ja për këtë çështje gjatë votimit të buxhetit për vitin 2017.

“Për hapjen e kuzhinës popullore me buxhet janë të planifikuara 50 mijë euro për këtë vit”, ka thënë Muja, duke shtuar se projekti do të jetësohet pas përmbylljes së procedurave të prokurimit.

Kërkesat për hapjen e një kuzhine popullore për nevojtarët kanë qenë të vazhdueshme në Kuvendin e Komunës së Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...