Foto: Koha

MAPL: Plani zhvillimor në diskutim publik, në kundërshtim me ligjin

7 Shkurt 2017 - 09:17      

Ferizaj, 7 shkurt – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka konfirmuar se në mbledhjen e parë të KK-së në Ferizaj pika e parë e rendit të ditës lidhur me propozim-planin zhvillimor komunal për të kaluar në diskutim publik është në kundërshtim me nenin 43.3 të Ligjit për vetëqeverisje lokale.

“Ne si ministri kemi monitoruar mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt të mbajtur më 31.1.2017, dhe kemi konstatuar se pika e rendit të ditës, e cila është lidhur me propozim-planin zhvillimor komunal për të kaluar në diskutim publik është në kundërshtim me nenin 43.3 pika (e) i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në përgjigjet e MAPL-së dërguar gazetës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, pavarësisht kësaj, drejtori për urbanizëm, Faik Grainca, ka thënë se Propozim-plani zhvillimor komunal ka dalë në diskutim publik pa ndonjë shkelje ligjore. Madje ka mohuar që MAPL-ja ta ketë monitoruar seancën e KK-së, duke i cilësuar shpifje pretendimet e saj për shkelje ligjore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...