Përroska e Kabashit del nga shtrati, vërshon Vitinë

6 Shkurt 2017 - 22:27      

Rrugët në qendrën e qytetit të Vitisë, në orët e vona të mbrëmjes janë përfshirë nga vërshimet si pasojë e daljes së ujit nga shtrati i përroskës së “Kabashit”.

Ndërsa autoritet komunale janë duke u munduar që të ndalin vërshimet duke vendosur thasët e mbushur me rërë në mënyrë që uji të mos përhapet në pjesë të ndryshme të qytetit.

Nexhmedin Jakupi, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka deklaruar se ata kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve dhe organet e tjera në mënyrë që të parandalohet zgjerimi i vërshimeve.

Sa i përket dëmeve të mundshme cilat mund të jenë shkaktuar nga vërshimet ai ka thënë se këto do t’i evidencojnë të martën në mëngjes.

“Përroska e Kabashit ka sjellë ujë si pasojë e shkrirjes së borës dhe një rrebeshi të madh që ka qenë në orët e mbrëmjes. Tash jemi duke intervenuar tek përroska. Ne me kohë kemi intervenuar tek përroska e ‘Binqës’ atje e kemi devijuar ujin në Morave. Mirëpo përroska e ‘Kabshit’ është problem të menaxhohet. Ka sasi të mëdha të ujit, po bëjmë përpjekje me njësitin e zjarrfikësve të menaxhojmë këtë situatë. Me rëndësi është që mos të ketë viktima në njerëz dhe pastaj vjen pasuria e qytetarëve. Jemi duke përcjellë situatën dhe për momentin është e menaxhueshme”, ka thënë ai, për Kohën Ditore.

Ndërsa Azem Baliu nga fshati Beguncë ka deklaruar se edhe në fshatin e tij ka pasur vërshime të cilat kanë depërtuar në oborret e banorëve.

“Gjendja nuk është e mirë dhe besoj që ka dëme sepse ka hyrë nëpër oborre të shtëpive. Mirëpo duhet nesër të shikojmë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...