Ministria e Infrastrukturës prezanton projektet infrastrukturore për Komunën e Vitisë

6 Shkurt 2017 - 16:16      

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e disa projekteve në ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.

Projektet që do të financojë MI-ja, janë si në vijim:

  • Ndërtimi i urës mbi lumin Morava në Viti, afër kompleksit të shkollave të mesme, në vlerë prej 300,000 €.
  • Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Sadovina e Jerlive – Dardani (kyçja në autostradë), në vlerë prej 500,000 €.
  • Asfaltimi i rrugës Gërmovë – Goshicë në Viti, në vlerë prej 150,000 €.
  • Asfaltimi i rrugës Mogillë – Skifteraj (rruga Cemelit) në Kllokot - Viti, 150,000 €.
  • Zgjerimi i rrugës nga Drobeshi deri të rruga e Mogillës në Viti, 150,000 €.

“Sipas këtij memorandumi, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Vitisë duhet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Ndërkaq, Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...