Asnjë komunë nuk e ka hartuar planin për hartat zonale [video]

5 Shkurt 2017 - 21:23      

Asnjë nga komunat e vendit nuk e ka hartuar planin për hartat zonale, e cila përcakton kushtet zhvillimore dhe ato ndërtimore për secilën parcelë kadastrale.

Kjo, për arsye se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor nuk e ka bërë hartën zonale të Kosovës.

Pavarësisht që Ligji për Planifikimin Hapësinor ka hyrë në fuqi në vitin 2013 dhe në bazë të tij komunat kanë pasur afat 15 muaj që të përpilojnë projektet për hartat zonale.

Në Komunën e Prishtinës thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet, ata vetëm po presin Ministrinë e Mjedisit.

Në Komunën e Prizrenit, ndonëse kanë filluar me vonesë me përpilimin e këtij dokumenti, thonë se kanë pasur pengesa ligjore, kur kanë përzgjedhur operatorë ekonomikë për përpilimin e Hartës Zonale.

Mirëpo, opozita në këtë qytet akuzon pushtetin se me qëllim e ka zvarritur këtë proces.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pranojnë se një pjesë se kanë pasur vonesa në këtë drejtim.

Problem më i madh mbetet Mitrovica, e cila nuk mund të fillojë të bëjë hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, për shkak të mosdefinimit të kufijve administrativë mes dy komunave, asaj jugore dhe veriore.


Asnjë komunë nuk e ka hartuar planin për hartat... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...