Pacolli: Me ne Qeveria s’do të kishte 19 ministri

5 Shkurt 2017 - 17:55      

Në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot dy Kuvende të degëve, së pari në Klinë, pastaj edhe në Pejë.

Në Kuvendin zgjedhor të degës së AKR-së në Klinë, të pranishëm ishin 110 delegatë, të cilët nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetar dege u zgjodh Avni Gashi.

Kuvendi më pas zgjodhi edhe Kryesinë e saj, të përbërë nga 14 anëtarë.

Aleanca Kosova e Re më pas ka mbajtur edhe Kuvendin e degës në Pejë, ku të pranishëm ishin 174 delegatë, ndërsa punimet e Kuvendit i hapi koordinatorja Aferdita Grapci, e cila e prezantoi punen e degës në pika të shkurtëra dhe shpalosi planet e AKR-së për zgjidhjen e problemeve të shumta që i shqetësojnë qytetarët e Pejës.

Në mesin e mysafirëve të shumtë, i pranishëm në Kuvend ishte edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli, në fjalën e tij para qytetarëve të Pejës, fillimisht i përgëzoi ata për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi zgjedhor. Ai foli edhe për përfaqësimin jo të denjë që i është bërë qytetarëve të Kosovës nga institucionet qeverisëse, duke i akuzuar këto të fundit për papërgjegjësi.

“Qeveria në krye me Aleancën Kosova e Re, nuk do t’i ketë 19 ministri. Plan-programi ynë, në rend të parë i vë qytetarët e Kosovës, mirëqenien dhe perspektivën e tyre. Me AKR-në, institucionet do të përfaqësohen vetëm nga njerëzit e ndershëm dhe që e duan punën”, ka shtuar Pacolli.

Presidenti i AKR-së ka thënë tutje se me rritjen ekonomike të planifikuar me program të AKR-së, do të krijohen deri ne 80 mijë vende pune çdo vit.

“Këtë do ta bëjmë sepse e kemi planifikuar dhe dimë ta bëjmë. Ne jemi njerëz të punës, jemi njerëz të cilët me punën tonë kemi treguar rezultat, kjo është ajo çfarë i duhet Kosovës”, ka theksuar ndër të tjera i pari i AKR-së.

Pas fjalimit të Pacollit, Kuvendi i ka vazhduar punimet, duke i prezantuar tre kandidatë për kryetar të degës së AKR-së në Pejë. Xhevdet Krasniqi u zgjodh kryetar, ndërsa Kuvendi zgjodhi pastaj edhe Kryesinë e degës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...