Personat me nevoja të veçanta dhe familjet skamnore në Gjilan marrin ndihma nga Austria [foto]

5 Shkurt 2017 - 13:10      

Komuna e Gjilanit ka përfituar një kontigjent ndihmash tejet të rëndësishëm për personat me nevoja të veçanta, për familjet në nevojë dhe për shkollat fillore dhe të mesme, donacion ky i organizatës austriake “Rumanienhilfe”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Donacioni, i cili kap vlerën e mbi 40 mijë euro, përfshinë 40 karroca, 10 shtretër ortopedik, 2 lifta hidraulik, dyshekë e tavolina për shtretër të cilat janë dorëzuar në organizatën “Handikos”, ndërkaq dërrasa të zeza, tavolina, karrika, fletore etj., janë destinuar për shkollat e Gjilanit, përderisa nuk kanë munguar edhe veshmbathjet për familjet me gjendje të rëndë sociale”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka përkrahur këtë iniciativë në sigurimin e transportit dhe procedurave doganore, pasi falënderoi organizatën austriake për donacionin, ka thënë se mbështetja e popullit austriak dhe e bashkatdhetarëve tanë në diasporë është gjithmonë aktive dhe kjo dëshmon një lidhje emocionale dhe shpirtërore që ata kanë me vendin e tyre.

Hermann Hochreiter, drejtor i shoqatës bamirëse Rumanienhilfe, ka thënë se të gjitha të gjitha mjetet e dhuruara janë funksionale, ndonëse të përdorura, duke shtuar se ky është kamioni numër 306 që e ka sjellë në Kosovë për familjet në nevojë.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka ndarë mirënjohje drejtorit të organizatës Rumanienhilfe, Hermann Hochreiter, për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.

Më tutje thuhet se menaxheri i organizatës “Handikos”, Fatmir Shurdhani, ka deklaruar se ky donacion është një mbështetje tejet e rëndësishme për personat me nevoja të veçanta. Përndryshe, ky donacion është ndërmjetësuar falë angazhimit të bashkatdhetarit me prejardhje nga Gjilani, Rexhepi Isufi.

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...