PDK-ja kërkon masa për trajtim mbetjesh mjekësore

4 Shkurt 2017 - 13:37      

Zyrtarë të PDK-së së Podujevës kanë kërkuar që në Planin për menaxhimin e mbeturinave për vitet 2017-2022 të parashihet edhe menaxhimi i mbetjeve mjekësore, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltarja e kësaj partie opozitare, Kumrie Hoti, ka thënë se në 15 pikat e këtij plani vetëm një herë janë përmendur mbetjet e këtyre prodhimeve.

“Mbetjet mjekësore nuk janë marrë parasysh gjatë përpilimit të këtij plani. Në 15 pikat që ka ky plan vetëm njëherë janë përmendur mbeturinat mjekësore. Kjo çështje është e rregulluar me ligje dhe udhëzime administrative, të cilat parashohin edhe trajtimin e mbetjeve mjekësore. Aty kërkohet që personat që merren me produkte mjekësore të jenë profesional, të bëjnë plane për menaxhimin e këtyre mbeturinave, etj”, ka thënë Kumrie Hoti.

“Punoj në shëndetësi dhe ne vetë e bëjmë klasifikimin e këtyre mbeturinave, por kur dalin jashtë, nuk e di si menaxhohen. Kërkoj që të bëhet menaxhimi i tyre si parashihet me ligj, pasi ato janë të rrezikshme”.
Ndërsa, shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, ka folur për mungesën e kontejnerëve dhe mosmirëmbajtjen e atyre ekzistues në qytet dhe vende të ndryshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...