4 Shkurt 2017 - 12:31
Kryetari i kësaj komune Naim Ismajli, ka njoftuar se Qendra Rinore do të rinovohet në tërësi derisa objekti ka një qëndrueshmëri mjaft të mirë. Ai ka shtuar se me përmirësimin e kushteve atmosferike do të nisin procedurat për realizimin e këtyre dy projekteve, duke i cilësuar si mjaft të rëndësishme.
“Për renovimin e përgjithshëm të Qendrës Rinore duke u nisur nga dyshemeja, pullazi, fasadimi, dyert, dritaret, ngrohja qendrore etj, kemi përfituar 250 mijë euro nga MKRS-ja. Ndërkaq për finalizimin e palestrës sportive kemi përfituar 220 mijë euro. Ndërkohë do t’i shikojmë edhe mundësitë buxhetore nga buxheti vetjak i komunës për të participuar me mjete shtesë”, ka njoftuar Ismajli.
Ai ka falënderuar MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Shtimes. “Këto dy projekte janë jashtëzakonisht të dobishme për banorët e Komunës së Shtimes, sidomos për të rinjtë dhe sportistët, ngase ata do të kenë hapësirat e nevojshme për të kryer aktivitetet dhe realizuar qëllime e tyre. Prandaj, falënderojmë ministrin Shala për këtë mbështetje”, ka shtuar Ismajli.
Nga ana tjetër ministri i MKRS-së Kujtim Shala, kishte thënë se përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale, po realizojnë politikat e planifikuara të qeverisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...