Monitoruesit kritikojnë kuvendin për shpërfillje të kërkesave të MAPL-së

4 Shkurt 2017 - 11:34      

Monitoruesit e punës së Kuvendit Komunal të Prizrenit i kanë bërë thirrje Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që t’i procedojë në gjyqësor vendimet e jashtëligjshme të organit më të lartë vendimmarrës lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre KK-ja e Prizrenit në raste të caktuara nuk i ka përfillur kërkesat e nivelit qendror për shfuqizimin e akteve që bien ndesh me legjislacionin në fuqi.

Drejtuesit e KK-së kanë pohuar se MAPL-ja në dy vendime të kontestuara ka humbur afatet ligjore për dorëzimin e kërkesës për rishqyrtim, prandaj dhe ato janë lënë në fuqi, teksa është e drejtë e kësaj ministrie që të ngre konflikt në gjykatën përkatëse, nëse e konsideron të nevojshme një veprim të tillë.

Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2016 janë evidentuar raste kur MAPL-ja i ka kthyer në rishqyrtim disa vendime të KK të Prizrenit e megjithatë disa prej tyre nuk janë shfuqizuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...