Prindërit kundërshtojnë mësimin në objekte pa kushte teknike

4 Shkurt 2017 - 10:32      

Në mes të ditës, nxënësit e kanë vetëm gjysmë ore pauzë për të ngrënë ushqim brenda klasave në prani të kujdestarëve, pastaj vazhdon mësimi plotësues pa ndonjë plan-program të detajuar, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna e Ferizajt për herë të parë ka nisur projektin pilot për mësimin gjithëditor në shkollën fillore ”Riza Matoshi” në fshatin Nikadin dhe në SHMU “Afrim Abazi” në lagjen e “Sherretëve” të Ferizaj, në të cilat mësojnë nga 250 nxënës. Mirëpo një projekt i tillë kundërshtohet nga prindërit dhe shoqëria civile “Avonet” me arsyetimin se nuk janë bërë përgatitjet teknike brenda objekteve shkollore.

Në mes të ditës nxënësit e kanë vetëm gjysmë ore pauzë për të ngrënë ushqim brenda klasave në prani të kujdestarëve, pastaj vazhdon mësimi plotësues pa ndonjë plan-program të detajuar.

Bedri Mehmeti prind, ka thënë se të gjithë e përkrahin mësimin gjithëditor nëse krijohen kushte teknike për nxënës, mirëpo objektet përcjellëse në këto dy objekte shkollore nuk ofrojnë kushte për një sistem të tillë mësimor. “Është shumë shqetësuese që nxënësit të hanë nëpër klasa dhe aq më keq në prani të mësimdhënësve, e pastaj të mos pastrohen klasat për ta vazhduar mësimin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...