Ndërtimi i objektit të ri shkollor në Pasjak është stërzgjatur [video]

3 Shkurt 2017 - 21:19      

Ndërtimi i Shkollës fillore “Nushi & Tefiku”, në Pasjak të Novobërdës, është stërzgjatur.

Nxënësit vazhdojnë të mbajnë mësim në objektin e vjetër, gjë që sipas udhëheqësve të shkollës, po e vështirëson mbarëvajtjen e procesit mësimor, raporton KTV.

Projekti i ndërtimit të shkollës së re është financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ku kjo e fundit pati telashe me kompaninë kontraktuese për kryerjen e punimeve me kohë.

Drejtori i shkollës thotë se kushtet janë bërë edhe më të vështira, pasi me shpresën se do të hyjnë në objektin e ri, nuk kanë investuar në të vjetrin.

Zymer Veliu nga “Europroject”, thotë se disa mangësi në projekt, siç ka qenë ngrohja qendrore dhe kushtet atmosferike, kanë bërë që të shtyhen punimet.

Edhe në Zyrën e Bashkimit Evropian japin të njëjtat arsyetime.


Ndërtimi i objektit të ri shkollor në Pasjak... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...