Asnjë institucion i Kosovës s’e ka bërë pranimin teknik të investimit 7 milionësh të Emirateve në Vushtrri [video]

3 Shkurt 2017 - 19:38      

Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, “Sheikh Zayed” i përuruar para pak muajsh, po nxjerr shumë telashe.

Kompania e përzgjedhur direkt nga Fondacioni Khalifa, është kritikuar vazhdimisht për punë të dobët të bërë në këtë spital, pavarësisht se është thënë të jenë investuar 7 milionë euro.

Pranimin teknik të këtij spitali nuk e ka bërë asnjë nga institucionet vendore, por vetëm ekspertët e fondacionit të Emirateve.

Përfaqësuesi i kompanisë “Favoring” nga Suhareka, Safet Kuqi, ka thënë përmes telefonit se kanë qenë nënkontraktues i një kompanie nga Emiratet, e cila ka qenë përfituese nga fondacioni Khalifa.

Komuna e Vushtrrisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje, duke thënë se projekti është mbikëqyrur nga Ministria e Shëndetësisë.

As ministri Imet Rrahmani e as zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kanë dhënë sqarime rreth pyetjes së KTV-së se si është lejuar që Fondacioni Khalifa që të përzgjedhë vetë kompaninë për të kryer punimet.

Ndërkaq e njëjta kompani pritet të jetë në garë për ndërtimin e Klinikës pediatrike-kirurgjike në QKUK, i financuar po ashtu nga Fondacioni Khalifa, e që do të kushtojë rreth 22 milionë euro.


Asnjë institucion i Kosovës s’e ka bërë... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...