Në Pejë të shtunën protestohet për Ramush Haradinajn

3 Shkurt 2017 - 14:54      

Dega e AAK-së në Pejë, të premten ka njoftuar se të shtunë, me 4 shkurt, prej orës 13.00 do të mbahet në sheshin e qytetit të Pejës protestë me moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Peja.

Kjo protestë sipas këtij subjekti, do të mbahet kundër ndalimit të liderit të tyre në Francë, prej 4 janarit nga autoritetet e atij shteti, bazuar në fletëarrestin e lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Me 9 shkurt është paralajmëruar mbajtja e gjykimit të Haradinajt, pasi Serbia e ka dorëzuar dosjen që ka qene e obliguar ta dorëzojë. Sipas kryetarit të Degës së AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi, kjo dosje është e njëjta dosje që ka qenë e shqyrtuar edhe në Gjykatën e Hagës. “Ramush Haradinaj pa asnjë arsye është duke u ndaluar që një muaj në Francë”, tha Gashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...